Berisha: Personi që shtyu Salianjin në sallë, ishte i armatosur. Kemi prova

2 Nëntor 2023 | 13:31

Ish-kryeministri Sali Berisha tha për mediat se personi i cili shtyu deputetin Ervin Salianjin në sallë ishte i armatosur dhe se për këtë ka prova.

Ai tha gjithashtu se SPAK ishte futur ditën e sotme në parlament dhe e cilësoi atë si një “organizatë kriminale që drejtohet nga Rama”.

“Skapi një organizatë e vërtetë kriminale që komandohet nga Edi Rama, është sot në sallën e parlamentit. A ndodhi një krim për SKAPIN aty?

Ju garantoj se kjo betejë pa kthim nuk mund të ndalojë. Ne kemi prova se personi i cili fizikisht u shty dhe u kap me Ervin Salianjin kishte armë. Është me emër dhe me mbiemër, ai kishte armë. Kishte armë nën jelek”,-tha deputeti Sali Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arbitri shqiptar Florian Lata do të gjykojë finalen e Euro U-17 mes Belgjikës dhe Italisë

Arbitri shqiptar Florian Lata është caktuar të drejtojë finalen e Kampionatit Europian U-17 “Estoni 2026”, një nga ndeshjet më të rëndësishme të kalendarit të UEFA-s...
11:42 | 05/06/2026

Nis seanca për Metën dhe Kryemadhin, gjykata ndalon praninë e medias në seanca

Ka nisur seanca e radhës gjyqësore në Gjykatën e Posaçme, ku po shqyrtohet çështja ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshortes së...
11:29 | 05/06/2026

Në të njëjtin orar në Vlorë, protesta për Zvërnecin, tubimi i PD-së dhe takim i PS-së me Ramën

Këtë të premte në Vlorë janë parashikuar tre aktivitete të ndryshme politike dhe qytetare, që pritet të zhvillohen pothuajse në të njëjtin orar në qytet....
11:20 | 05/06/2026