Si ndahet buxheti në qeveri, Shëndetësia merr pjesën më të madhe

2 Nëntor 2023 | 15:28

Buxheti i vitit 2024 u jep ministrive dhe institucioneve të linjës 406 mld lekë. Krahasuar me vitin 2023, janë rreth 10 mld lekë më shumë që do administrohen nga pushteti qendror dhe që do të shpenzohen për investime, paga dhe detyrimet përkatëse.

Ministria e Shëndetësisë do të ketë fondin më të madh, me vlerë 78 miliardë lekë. Ajo ndiqet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë e cila mbulon shpenzime të rëndësishme sociale me 57 miliardë lekë dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me 53 miliardë. Pas tyre vjen  Ministria e Arsimit me 52.2 miliardë lekë dhe e ajo e Mbrojtjes me 48 miliardë lekë.

Krahasur me viti 2023, buxheti shkurton me 8.7 mld lekë fondin për Ministrinë e Financave, me 2 mld lekë për infrastrukturën ndërsa lë fond pothuajse të pandryshuar për Shëndetësinë dhe Bujqësinë.

Nga ana tjetër, vihet re shtesë e konsiderueshme buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes me 8 miliardë lekë dhe për Ministrinë e Arsimit që merr 5 miliardë më shumë, fonde këto që shkojnë si detyrim ndaj objektivit të NATO dhe rritjes pagave në arsim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026