Motivet e Migjenit vihen në skenë në Teatrin e Elbasanit
Realiteti që pa dhe dokumentoi Migjeni në vitet 20-30’ të shekullit të kaluar vjen si shfaqje teatrale 100 vite më pas. Shfaqja me titull “M’i gjeni këngët e rinis” është interpretuar në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan.
Në teatrin e Elbasanit është vënë në skenë shfaqja “M’i gjeni këngët e rinis”, frymëzuar nga vepra e plotë e Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni). Largimi i shqiptarëve nga atdheu ka qenë dhe vazhdon të jetë plagë për vendin. Dhe në këtë shfaqje kjo temë trajtohej me mprehtësi.
Personazhet sollën përpara publikut histori të ndryshme. Studenti emigrant rikthehet në një shtëpi që tashmë i duket e huaj. Njerëzit që gjen në shtëpi janë po të njëjtët, por atij i duken më të largët se kurrë.
Historia e dytë është ajo e një 30-vjeçari që ndihet tashmë i plakur. Jeta për të ndryshon me ritme të shpejta dhe tashmë i duket sikur nuk ka më fuqi e mbështetje për asgjë.
Historia e fundit trajton se si të rinjtë gjithmonë e më tepër e ndjejnë se si ju humbet shpresa në vendin ku jetojnë. Një shfaqje që provokon emocion, kënaqësi, dhe të fut në mendime.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë