“Nxënësi i mësues Migjenit”, 94-vjeçari nga Puka rrëfen historinë e padëgjuar

19 Prill 2023 | 19:13

Kemi udhëtuar në veri të vendit, në qytetin e Pukës apo ndryshe “Qytetin e Migjenit”.

Ndonëse ka jetuar dhe dhënë mësim vetëm dy vite në Pukë, ky qytetet identifikohet me “poetin e mjerimit” dhe përveç bustit të “Lulit të Vocërr” në qendër të qytetit, shkolla ku ai ka banuar dhe ka dhënë mësim është kthyer në muze.

Euronews Albania ekskluzivisht ka biseduar me Ramadan Shkrelin, dëshmitarin e fundit të gjallë të Migjenit.

Në moshën 94-vjeçare, Ramadan Shkreli e ka të vështirë të kujtojë shumë detaje të mësuesit të tij të fillores, ndonëse e përshkruan me shumë dashuri.

“Ishte shumë po shumë gojë ëmbël, të tërhiqte. Sa vjeç ke qenë ti në atë kohë ? Atëherë kam qenë 8 vjeç”, thotë ai.

“Ndenji 1 vit e gjysmë në Pukë që kam bërë unë mësim me të pastaj ka ikur e shkoi për Itali për t’u kuruar e pastaj ka filluar dhe vjershat e tij”, tregon i moshuari.

Xhemal Meçi është një nga studiuesit më të apasionuar pas Migjenit.

Ndonëse 87 vjeç, çdo ditë kujdeset për shtëpinë muze dhe madje bën dhe rolin e ciceronit për turistët.

“Migjeni mbetet një vlerë për Pukën. Mbetet si me thënë, i pazëvendësueshëm në kuptimin e rëndësisë historike dhe letrare artistike. Shume vende e njohin Pukën më tepër përmes Migjenit dhe thonë Puka e Migjenit”, thotë Meçi.

Një nga personazhet më të njohura të “Migjenit” është padyshim “Zeneli”, djalë i ri nga Puka që impresionoi poetin për të shkruar. Rrëfimi i disa kujtimeve të këtij personazhi përlot dhe studiuesin.

“Nona Bulka po jepte mësim dhe kishte në program Migjenin. I thotë Zenel çohu e na fol për “Zenelin” e Migjenit. Zeneli u çua por nuk po fliste. Këtij i bën përshtypje se Zeneli shkonte shumë i përgatitur. Po fol more thotë, prapë ky s’po flet. Çohet një shok i tij, me leje profesor, po ky është vetë Zeneli i Migjenit mor!”, tregon studiuesi.

Ndonëse shtëpia muze është munduar të mirëmbahet, sërish gjendja brenda saj është shumë e rënduar, prandaj studiuesi Meçi apelon për ndërhyrje te menjëhershme.

“Kam një farë shprese, por jo tamam që bashkia më në fund do ta kuptojë që shkolla muze “Migjeni” është një nga vlerat e veçanta që ka Puka, se kushdo që vjen në Pukë, vijën turistë, prandaj kjo prezanton Pukën  dhe sa më i mirë të jetë ky muze, sa më i rregulluar e i sistemuar aq më vlera merr Puka si qytet”, apelon studiuesi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026