Snajperisti nga Izraeli: Nuk dua të vras njerëz, por dua të mbroj jetët e hebrenjve

3 Nëntor 2023 | 08:17

Snajperisti rezervist izraelit Rudy Rochman, ishte këtë të premte në një intervistë për “Good Morning Albanians”, ku tha se ai nuk është futur në luftë se do të vrasë njerëzit, por sepse do të mbrojë popullin e tij hebre.

Ai tha se situata në rripin e Gazës po manipulohet, pasi nuk është një luftë mes Izraelit dhe Palestinës,  por një luftë e Izraelit me Hamasin.

“Unë jam 30 vjeç. Kam shërbyer në ushtri në 2011. Unë kam pozicionin si snajperist. Ne nuk  duam të vrasim dikë, por nëse vjen dikush për të vrarë partnerët, bashkëshortët familjen. Do bëjmë atë që duhet të bëjë për të mbrojtur familjen. Unë nuk e shikoj se unë jam snajperist e ushtar sepse dua të marr jetët e njerëzve.

Është e kundërta. Unë dua të sigurohem që njerëzit e mi nuk do të vriten. Ne nuk jetojmë me luksin që jetojnë njerëzit e tjerë në botë. Shumica e njerëzve zgjodhën e shkojnë në shtëpi të sigurt, ndërsa hebrenjtë janë sulmuar për mijëra vite vetëm sepse janë hebrenjë”,-tha snajperisti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024