Teologu Çako: Është mëkat të krijosh një hibrid njeri-kafshë

3 Nëntor 2023 | 08:58

Teologu Miron Çako, është shprehur se shkenca nuk duhet të kalojë jashtë normales dhe të shkojë deri te çështjet e krijuesit.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai theksoi se është mëkat nëse prishet struktura e njeriut dhe njeriu bëhet hibrid, pra njeri-kafshë.

“Ne besojmë se krijesat janë krijuar në mënyrë të veçantë, jo thjesht një evolucion. Njeriu ka natyrë mishore, por trupi i njeriut është ndryshe nga kafshët. Nuk duhet të bëjmë modifikim gjenetik. Ne e përshëndesim shkencën e mjekësisë por jo sa të kalojmë deri sa të çështjet e krijuesit.

Problemi është se nëse zemra e njeriut do të përshtatet dhe do të funksionojë për të shpëtuar jetën e njeriut është ok, por sa do të funksionojë. Nuk duhet të bëjmë një miksim kafshë-njeri. Procesi i vdekjes është i pashmangshëm. Është mëkat nëse prishim strukturën e njeriut dhe bëjmë një njeri hibrid, njeri-kafshë”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024