Tërmeti godet Greqinë, ja sa ishte magnituda

3 Nëntor 2023 | 09:01

Një tërmet me magnitudë 5.2 Rihter është ndjerë sot në mëngjes në Evia, sipas Institutit Gjeodinamik.

Sipas të dhënave epiqendra ndodhej 6 kilometra në lindje të Prokopio Evia dhe thellësia në 14.2 kilometra.

Shtatë minuta më vonë, një tërmet 3.7 Rihter me thellësi 5 km ndodhi nga e njëjta epiqendër që u ndje edhe në zona të Atikës.

Sipas guvernatorit të Greqisë Qendrore, Fanis Spanos , ka dëme në dyqane dhe ka pasur rrëshqitje në rrugë.

Dëme janë shënuar edhe në biznese me xhama të thyer, kryesisht në Agios Ioannis ton Rossos.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026