“Të na jepet statusi i vendit kandidat”, Kurti tregon në Kuvend se çfarë i kërkoi BE
Kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti raportoi në Kuvend ditën e sotme se çfarë ndodhi në Bruksel një javë më parë dhe se çfarë u kërkoi krerëve të BE-së.
Ai theksoi se ka kërkuar që Serbia të sanksionohet për sulmin e 24 shtatori, në mënyrë që e njëjta gjë të mos përsëritet më.
Më tej ai theksoi se krerëve të BE-së u ka kërkuar që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat dhe që 5 shtetet e tjera ta njohin Kosovën si shtet i pavarur.
“Kam kërkuar më shumë siguri në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Kërkova të bëhej sanksionimi i Serbisë për sulmin ndaj Kosovës, pasi mosndëshkimi bëhet inkurajim për përsëritje. Sulmi ka ardhur përtej kufirit. Nuk dëshirojmë që të na përsëritet një gjë e ngjashme si ajo që ndodhi më 24 shtator.
Theksova dhe progresin demokratik dhe ekonomik të Kosovës dhe kërkova që sa më parë të na jepet statusi i vendit kandidat dhe 5 shtetet mosnjohëse të njohin pavarësinë e Kosovës. Para krerëve të BE, si dëshmitarë dhe si garantues ne ofruam të nënshkruajmë marrëveshjen bazë të Brukselit megjithë aneksin zbatues të Ohrit si dhe propozimin për zbatimin e nenit 7-të të marrëveshjes në lidhje me nenin 10-të për idenë e menaxhimit të shndërruar në propozim. Nënshkrimi do të nënkuptonte pranim e zbatim”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës