Durrësi mes ujit dhe tërmetit, kryetarja e bashkisë Emiriana Sako: Ka nisur rindërtimi i pallateve të para

12 Shkurt 2021 | 20:11

Në një intervistë gjatë edicionit qendror të Euronews Albania, kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, tha se ka nisur tashmë rindërtimi i pallateve të para të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Ajo tha se momentalisht po kërkohet që pallatet e dëmtuara të rindërtohen në zonat ku u shembën dhe jo në site të reja, ndërsa paralelisht po vijohet me ndërtimin e rreth 500 shtëpive individuale.

Në intervistë me gazetaren Bruna Çifligu Sako e cilësoi të kahershëm dhe të shpeshtë problemin e përmbytjeve në qytet apo rrethina. Ajo ia faturoi këtë problematike kryesisht urbanizimit, por shtoi se këtë vit situata rëndoi nga intensiteti i reshjeve dhe daljes së lumit Erzen nga shtrati.

Sikurse ka raportuar Euronews Albania, situata e përmbytjeve ka përshkallëzuar sërish në Sukth dhe Shijak ku dhjetëra banesa u përfshinë nga uji. Për përmbytjet Sako u shpreh se janë bërë vlerësimet e dëmeve dhe së shpejti do të nisë dëmshpërblimi.

Kryetarja tha se bashkia e ka të vështirë të kryejë ndërhyrje të thella në infrastrukturë për të zgjidhur përgjithmonë çështjen e përmbytjeve. Ajo u shpreh se kryesisht ka pasur investime të pjesshme me projekte deri në hidrovorin e Durrësit, të cilat e kanë përmirësuar ndjeshëm situatën në qytet.

Lexoni gjithashtu:

Reshjet e dendura të shiut, 25 banesa përmbyten në Shijak

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026