Gjykata vendos arrest me burg për mjekun Edvin Prifti: Sulm politik, riktheva besimin tek shëndetësia

13 Shkurt 2021 | 12:27

Gjykata e Posaçme ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për kardiokirurgun e QSUT, Edvin Prifti pas kërkesës së Prokurorisë që e akuzon për pastrim parash.

Mjeku Edvin Prifti mohoi para gjykatës të kishte lidhje me akuzat e ngritura ndaj pas përgjimeve për gjyqtaren Enkeleda Hoxha, e arrestuar 2 ditë më parë.

Ai deklaroi se kishte mbaruar studimet me medalje ari në Itali ku edhe kishte punuar për një kohë për t’u kthyer në Shqipëri në vitin 2006.

Sipas tij, paratë e sekuestruara nga SPAK i kishte fituar në disa çmime ndërkombëtare dhe nga të ardhurat si mjek në shtet dhe privat.

Kardiokirurgu u shpreh se ishte befasuar kur prokuroria kishte kërkuar masën e arrestit më burg për të, ndërsa theksoi se me punën e tij në drejtim të repartit të kardiokirurgjisë në QSUT kishte kthyer besimin e qytetarëve tek shëndetësia, pasi kishte operuar me mijëra njerëz.

“Sot në seancë u njohëm me ashpërsimin e masës së sigurisë për një krim hipotetik, për të cilin s’ka prova. Pse s’u ndërhy në korrik të 2020 kur u bë operacioni, por 7 muaj më pas, në vigjilje të fushatës së zgjedhjeve”, mësohet të jetë shprehur avokati i mjekut.

Dy ditë më parë në shtëpinë e mjekut Edvin Prifti, SPAK gjeti dhe sekuestroi një sasi të madhe parash cash, përfshirë 250 mijë euro dhe 160 mln lekë.

Edvin Prifti doli në përgjime në kuadër të operacionit për arrestimin e gjyqtares Hoxha. Prifti kishte komunikuar me sekretaren e Gjykatës Krujë, ku kjo e fundit i kërkonte favor për të asistuar në operacionin e nënës së saj.

Me vendim gjykate, kardiokirurgu kishte marrë masën e pezullimit nga detyra, por prokuroria pas kontrollit në banesën e tij kërkoi t’i shtohet akuza e pastrimit të parave.

 Lexoni gjithashtu:

Iu gjetën në shtëpi rreth 400 mijë euro, Prokuroria kërkon burg për kirurgun e QSUT, akuzohet për pastrim parash

Pritet masa e sigurisë për gjyqtaren Enkeleda Hoxha, e bija: Mamin e kanë detyruar të japë ato vendime

Pranga gjyqtares në sallën e gjyqit, 10 të arrestuar, deri në 12 mijë euro ryshfet për ulje dënimi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë

Bizneset ligjore në Shqipëri ka shënuar rritje 5% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas profilit, nga 250 mijë gjithsej, afro gjysma e tyre janë fermerë. Bizneset...
17:49 | 04/06/2026

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026