Nxirrnin pllaka dekorative nga mali i Tomorrit, procedohen penalisht dy persona

4 Nëntor 2023 | 15:46

Policia e Poliçanit ka goditur dy raste të nxjerrjes së pllakave dekorative nga mali i Tomorrit.

Uniformat blu kanë bërë me dije se kanë proceduar penalisht një 50-vjeçar, i cili është administratori i një subjekti për përpunimin e gurëve.

Gjithashtu në prokurori u referuan materialet dhe për shogferin e një kamioni, i cili po transportonte gurë të dyshuar që ishin nxjerrë në mënyrë të paligjshme nga Mali i Tomorrit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

“Si rezultat i patrullimeve në të gjithë territorin e qarkut, për të parandaluar dhe goditur krimet kundër mjedisit, si dhe paligjshmëritë e tjera, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar dhe Stacionit të Policisë Poliçan kanë konstatuar dhe goditur 2 raste të nxjerrjes së kundërligjshme të gurëve dekorativë, nga mali i Tomorrit. Konkretisht, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-N. Xh., 50 vjeç, banues në Skrapar, pasi në afërsi të subjektit për përpunimin e gurëve dekorativë që administronte ky shtetas, u gjetën gurë që dyshohet se janë nxjerrë në kundërshtim me ligjin, nga zona e mbrojtur e malit të Tomorrit;

-F. L., 40 vjeç, banues në Berat, pasi u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Kthesa e Prokucës”, duke drejtuar një kamion të ngarkuar me gurë dekorativë që dyshohet se janë nxjerrë në kundërshtim me ligjin, nga e njëjta zonë. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kamioni i ngarkuar me gurë, që drejtonte 40-vjeçari.

Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, vijojnë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026