Izraeli refuzon thirrjen e SHBA-së për pauzë humanitare dhe vijon sulmet
Aeroplanët luftarakë izraelitë kanë goditur kampin e refugjatëve Maghaza në Rripin e Gazës në orët e para të së dielës, duke i vrarë të paktën 33 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, kanë thënë autoritetet shëndetësore palestineze.
Për këtë sulm është raportuar teksa Izraeli është zotuar se do ta zhvillojë ofensivën për ta shkatërruar grupin militant Hamas – që e udhëheq Gazën – pavarësisht thirrjeve të Shteteve të Bashkuara për pauzë, që të ndihmohen civilët e dëshpëruar.
Rritja e numrit të viktimave në Gazë ka nxitur zemërim ndërkombëtar, pasi dhjetëra mijëra njerëz, nga Uashingtoni deri në Berlin kanë dalë nëpër rrugë të shtunën, për të kërkuar armëpushim të menjëhershëm.
Izraeli e ka hedhur poshtë këtë ide për ndalje të ofensivës, qoftë edhe për pauza të shkurtra humanitare, të propozuara nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë vizitës që është duke e zhvilluar në rajon.
Përkundrazi, Izraeli ka thënë se liderët e ngujuar të Hamasit në Gazë, janë duke i luftuar ushtarët e tij me “forcë të plotë”.
“Secili në qytetin e Gazës është duke e rrezikuar jetën e vet”, ka thënë ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant.
Shtëllunga të mëdha tymi janë parë në qytetin e rrethuar të Gazës, shënjestrën e parë të Izraelit në luftën kundër Hamasit.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë, ka thënë që më shumë se 9.400 palestinezë janë vrarë në këtë enklavë brenda një muaji, dhe numri pritet të rritet me vazhdimin e sulmeve.
Izraeli është duke i vazhduar bombardimet në pjesë të ndryshme në Gazë, duke thënë se po i shënjestron luftëtarët.
Por, kritikët kanë thënë se sulmet e Izraelit janë shpesh joproporcionale, duke e marrë parasysh numrin e madh të grave dhe fëmijëve të vrarë në këto sulme.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
“Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së
- 14:00 Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria