Fluks vizitorësh në muze, turistët tërhiqen nga historia në “Shtëpinë Kadare”
Në këto ditë vjeshte muzeumet në qytetin e Gjirokastrës vazhdojnë të mirëpresin turistët vendas dhe të huaj. Interes për të vizituar “Shtëpinë Kadare” po shprehin veçanërisht vizitorët vendas, të cilët në mënyrë të organizuar gjatë fundjavave janë të pranishëm në shtëpinë ku lindi dhe kaloi fëmijërinë Kadareja.
“Duke qenë se nxënësit kanë lexuar dhe romanet e shkrimtarit kishin kuriozitet për të parë nga afër, për të parë shtëpinë e Gjirokastrës, arkitekturën, stilin, mënyrën e jetesës dhe me të vërtetë u impresionuan me gjithë çfarë panë këtu në këtë shtëpi”,-tha Brikena Kastrati, mësuese.
“Tradita këtu fliste vetë nuk kishte nevojë që të përshkruhej dhe mua më dukej sikur ishim tek vepra “Kronikë në gur” e Kadaresë, motivet, qilimat, punimet me dorë të perdeve, pak mozaik i krijuar në sfond me të gjitha veprat e tij na futi në botën përrallore dhe magjike të veprave të Kadaresë”,-tha mësuesja Majlinda Ikonomi.
Punonjësit e Muzeut “Kadare” e cilësojnë të kënaqshme vizitueshmërinë gjatë periudhës së vjeshtës nga turistët ndërsa veçojnë mbresat e tyre nga njohja me jetën dhe aktivitetin letrar të Kadaresë
“Më tepër janë vizitorë vendas, ajo çfarë unë dua të theksoj janë nxënësit e shkollave që nuk kanë munguar në Muzeun “Kadare” gjatë çdo fundjave siç kishim edhe sot një shkollë nga Fieri por gjithashtu kemi edhe vizitorë të huaj të cilët janë akoma në qytetin e Gjirokastrës, e vizitojnë qytetin dhe duan të dinë gjithçka rreth këtij qyteti gjithashtu edhe për shtëpinë ku ka lindur korifeu i letrave shqipe, ata vijnë këtu dhe marrin gjithë informacionin e nevojshëm”,-tha Bruno Pjetri.
Përgjatë këtij viti muzeumet kanë shërbyer si qendra të rëndësishme për zhvillimin e turizmit në Gjirokastër ndërsa qyteti i gurtë është vizituar nga rreth 500 mijë turistë.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon