“As më goditi, as e godita”, Nallbati flet nga SPAK-u për dhunën në parlament
Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Ai deklaroi për mediat se debati me kolegun socialist, Vullnet Sinaj nuk e nderon, por as nuk është gjëja më e turpshme që ka ndodhur në parlamemt.
Nallbati theksoi se nuk e ka goditur kolegun, por sidoqoftë SPAK-ut i takon të bëjë punën e vet.
“As më goditi dhe as e godita. Unë shkova të marr kartën, ai reagoi në atë mënyrë, patëm një konfrontim fizik dhe kaq. SPAK-u do bëjë punën e vet, në do bëjmë punën tonë. Unë nuk ndërhyj në punën e SPAK-ut. Pa diskutim që ka një vendim që e ka përcaktuar këtë punë, megjithëse ajo që ka ndodhur në rastin e Strazimirit, me atë që ka ndodhur në rastin tonë nuk kanë asnjë ngjashmëri me njëra-tjetrën. S’kam qëlluar njeri, më ka tërhequr, më ka shtyrë dhe e kam shtyrë. Sigurisht, e kam deklaruar edhe njëherë tjetër që të tilla veprime nuk nderojnë askënd, por po ju bëj të qartë një gjë, që në atë parlament ndodhin gjëra shumë më të turpshme se aq të cilat janë vjedhja masive që po ju ndodh qytetarëve çdo ditë,” – u shpreh deputeti.
LEXONI GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës