Tensionet në Kryesi, Korreshi: E paplanifikuar, në kohën e PD s’ka ndodhur kurrë
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se tensionet sot në Kryesinë e Kuvendit me deputetët që përfunduan duke hipur nga dritarja, nuk ishin të planifikuara.
Ai tha se situata kaotike ishte absurde pasi një pjese të mirë të deputetëve i kishte mbaruar dënimi që të premten dhe nuk kishte arsye për t’u mbyllur dera e për t’u lënë jashtë edhe ata deputetë që nuk ishin të përjashtuar.
“Ato nuk janë zyrat e Partisë Socialiste, janë zyrat e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nuk janë pronë e askujt, por janë pronë e gjithë shqiptarëve. Na detyruan të bëjmë përplasje dhe në fund pastaj e hapën. S’kishin as letra, as vendim.
Në kohën kur Partia Demokratike ka qenë në pushtet nuk ka ndodhur kurrë një situatë e tillë dhe duhet t’ju vijë turp të gjithë kolegëve për atë çfarë po ndodhte sepse asnjë nga kolegët socialistë nuk pati një problematikë të tillë, ndërkohë që të gjithë deputetët demokratë u përballën me një situatë me dyer të mbyllura në mëngjes,” – u shpreh Korreshi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta