Bie numri i infektimeve me COVID-19 në RMV, shqetësuese rastet fatale

14 Shkurt 2021 | 15:57

Maqedonia e Veriut ndërkohë që pret të nisë së shpejti procesin e vaksinimit, regjistron rënie të rasteve të reja me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit nga 1.814 testime të kryera 180 persona kanë rezultuar të infektuar.

Nga ana tjetër shqetësuese mbetet numri i lartë i viktimave pasi ditën e fundit kanë ndërruar jetë 13 pacientë të moshës 59-89 vjeç.

Që prej nisjes së pandemisë, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 2.989 viktima ndërsa numri i të prekurve i ka kaluar 97 mijë vetë.

Aktualisht në të gjithë vendin gjenden 6 411 raste aktive.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
10:46 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
12:49 | 29/05/2026