“Të gjitha akset të kalueshme”, ministrja Balluku: Milot-Lezhë u bllokua nga stuhia dhe makinat e prishura

14 Shkurt 2021 | 16:00

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë inspektimit në segmentin Tiranë-Elbasan është shprehur se të gjitha akset kombëtare tashmë janë të kalueshme.

“Të gjitha akset nacionale, akset kombëtare pra, janë të aksesueshme sigurisht disa prej tyre kërkojnë përdorimin të gomave të dimrit apo të zinxhirëve. Kjo është diçka që e kemi thënë dhe Policia edhe në këto momente vijon t’i këshillojë përdoruesit e rrugës Shqipëri ndodhet në një situatë të motit ekstrem”, tha znj. Balluku.

Sakaq ministrja tha se moti ekstrem do të shoqërojë vendin deri të premten teksa dha dhe një përgjigje lidhur me akuzat për mungesë të borëpastruesve në aksin Milot-Lezhë.

“Në aksin Milot-Lezhë, ai aks i cili u kthye në një qendër të debatit politik, por me thënë të drejtën nuk është koha për të bërë politikë. Nuk ka qenë i zënë aksi i Milot-Lezhë për shkak të borës, ka qenë i zënë për shkak të stuhisë padyshim pasi drejtuesit nuk kishin shikueshmëri dhe nuk vazhdonin dot rrugën, por ne nuk e kemi shkopin magjik për të ndaluar stuhinë apo borën”, shtoi ministrja.

Sipas ministres, problem në bllokimin e këtij aksi rrugor janë bërë automjetet e tonazhit të rëndë, të cilat janë prishur në rrugë dhe për pasojë kanë bllokuar qarkullimin. Kjo tha znj. Balluku ka qenë arsyeja, që ka shtyrë autoritetet të ndalojnë qarkullimin e tyre deri të hënën në mëngjes.

“Borëpastrueset kanë qenë aty nga momenti i parë dhe problematika nuk ka qenë me borëpastrueset, por problematika ka qenë me automjetet e prishura, sidomos me automjete e tonazhit të rëndë, të cilat i kanë bllokuar këto akse. Dhe kjo ka qenë arsyeja që ne kemi kërkuar bllokimin e lëvizjes së tyre deri të hënën”, shtoi ministrja.

Lexoni gjithashtu: 

‘Priten ngrica në të gjithë vendin’, Ministria e Mbrojtjes apelon qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme

Shqipëria mbulohet nga bora, vështirësi në qarkullimin e mjeteve për shkak të ngricave

Reshjet e borës sjellin probleme në qarkullim, aksidentohet ambulanca në Durrës-Tiranë, vdes pacientja

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026