17-vjeçari që zbuloi planetin e ri 6.9 herë më të madh se planeti Tokë

13 Janar 2020 | 11:08

Vetëm tre ditë gjatë praktikës së tij verore në NASA, adoleshenti Wolf Cukier zbuloi një planet të ri. Lajmi u bë me dije nga Aeronautika Kombëtare dhe Administrimi Hapësinor.

I ngarkuar për të shqyrtuar të dhënat e mbledhura nga TESS (Transiting Exoplanet Survey Satellite), Cukier vetëm 17-vjeç zbuloi atë që dukej se ishte një anomali në lëvizjen e yjeve brenda një sistemi diellor të veçantë. Pikërisht ky devijim do t’i lejonte Cukier të zbulonte se bëhej fjalë për një planet të ri.

Planeti “TOI 1338 b” orbiton dy yje dhe sipas shkencëtarëve bëhet fjalë për një planet qarkullues. Shumica e planetëve rrotullohen rreth vetëm nje ylli.

Që nga zbulimi i “TOI 1338 b” gjatë stazhit veror në Goddard Space Flight CenterMerilend vitin e kaluar, Cukier ka kërkuar një bashkëautorësi për zbulimin e planetit së bashku me mentorët e tij.

Sipas NASA, Planeti është rreth shtatë herë më i madh se Toka.

TOI 1338 b” është planeti i parë qarkullues që është zbuluar duke përdorur metodën TESS dhe është planeti i 13-të qarkullues i identifikuar nga Agjensia Hapësinore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online

ChatGPT do të ketë së shpejti mundësinë të kryejë blerje online në emër të përdoruesve, falë një partneriteti të ri mes OpenAI dhe Visa. Teknologjia...
18:02 | 12/06/2026

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026