“Do mbushet vendi me afrikanë”, Abilekaj: Përftimi i Shqipërisë është zero

6 Nëntor 2023 | 21:33

Gazetari Enton Abilekaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania marrëveshjen e nënshkruar mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloini për emigrantët.

Sipas tij, Rama bëri një pazar për interesa të tij personale, pasi Shqipëria nuk do marrë asnjë përfitim financiar.

“Ne e morëm vesh vetëm kur Rama po e firmoste marrëveshjen, ndërkohë që kishim dëgjuar nga mediat e huaja angleze, italiane që Shqipëria do bëhej pjesë e zgjidhjes së krizës së emigrantëve. Problemi është që ai donte ta bënte vetë pazarin dhe ta sillte gati. Ka bërë një pazar mbi interesat e veta personale, mediat italiane shkruajnë se shqipërua nuk do marrë asnjë lekë, përfitimi i Shqipërisë është zero. Rama  e mbush Shqipërinë me emigrantë të Afrikës dhe përfton pushtet personal, Shqipëria përfiton zero lekë”, tha Abilekaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026