Marrëveshja me Italinë për emigrantët, PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën
Partia Demokratike ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama lidhur me marrëveshjen e firmosur me kryeministren italiane ku Shqipëria bëhet vend pritës për emigrantët.
Përmes një njoftimi për mediat PD bën me dije se kërkesa për interpelancë është dorëzuar nga nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku.
“Në këtë kërkesë, PD kërkon që qeveria shqiptare të japë sqarime lidhur me këtë marrëveshje pasi nuk ka asnjë transparencë nga pala shqiptare, ndërsa pala italiane i ka bërë jehonë këtij pakti me qeverinë tonë. Marrëveshja u njoftua nga kryeministrja italiane, ndërsa pala shqiptare deri tani asnjë njoftim.
Kryeministrja Meloni shpjegoi se është rënë dakord, që të përdoren disa zona të Shqipërisë si vend pritës të refugjatëve, për të bërë të mundur seleksionimin e tyre, në mënyrë që të vendoset nëse ata kanë të drejtë të përfitojnë azil, ose jo. Sipas medias italiane, kjo bazë pritëse, mësohet se do të jetë Shëngjini, ku përgjatë një viti mund të mbërrijnë deri në 36 mijë emigrantë, siç edhe ka deklaruar kryeministrja italiane”, thuhet në kërkesën e PD.
Shqipëria dhe Italia nënshkruan sot një marrëveshje për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm.
Kryeministri Edi Rama ishte këtë të hënë në Itali ku mbajti një konferencë për shtyp së bashku me homologen e tij italiane Girogia Meloni për të folur rreth marrëveshjes për refugjatët.
Rama tha se Shqipëria nuk mund të jetë zgjidhja për situatën e vështirë ku ndodhet Italia në këto momente, por mund të japë një ndihmë, pasi pas futjes në Itali, sipas tij emigrantët e paligjshëm e kanë shumë të lehtë të lëvizin në çdo vend të BE-së. Rama tha se Shqipëria i është në borxh të madh Italisë për pritjen e refugjatëve në vitet ’90, ndaj nëse ajo thërret, Shqipëria duhet të përgjigjet.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
- 15:06 Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme