Avokatja kryesisht e Berishës i kërkoi SPAK të marrë autorizim nga Kuvendi
Euronews Albania ka siguruar vendimin për vlerësimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, Sali Berisha. Në dosje mësohet se avokatja Valentina Teodoresku që u caktua kryesisht nga GJKKO për seancën e marrjes në pyetje dhe vlerësimin e masës së sigurisë për Berishën ka kërkuar që të rrëzohet kërkesa e SPAK dhe të urdhërohet që t’i drejtohet Kuvendit.
Siç ka deklaruar ajo, Berisha është deputet dhe duhet të respektohet Kushtetuta.
Ndërkohë, përfaqësues të Partisë Demokratike e kanë cilësuar Teodoreskun “patronazhiste” dhe “komuniste”. Në një deklaratë për gazetarin e Euronews Albania, Eni Ferhati ajo tha se pavarësisht akuzave është treguar profesioniste.
Ish-kryeministri është person nën hetim nga GJKKO për korrupsion pasiv, pasi përmes akteve ligjore ka favorizuar dhëndrin për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Ndaj ish-kryeministrit Berisha janë vendosur masat e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për akuzën “korrupsion pasiv”.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona