Vlorë/ Projekti për rregullimin e “24 majit” po zgjatet, zotërojnë gropa dhe balta
Lagjja “24 Maji” në Vlorë po i nënshtrohet rregullimit, por punimet në këtë zonë janë shumë të ngadalta. Ankesa vjen nga banorët e zonës, të cilët çdo ditë ecin në rrugët me pluhur e baltës
Rrugë me gropa, pluhur, baltë dhe kantiere të hapura me muaj të tërë. Me këtë gjendje përballen banorët dhe kalimtarët në lagjen “24 maji” në Vlorë, aty ku punohet për rregullimin e saj, por puna nuk përfundon kurrë.
“Banorët e kësaj lagjeje shprehen se vonesat për përfundimin e këtij projekti, kanë bërë që këto rrugë të lihen në harresë, në dimër janë të pakalueshme dhe në verë i mbyt pluhuri, duke e bërë jetesën e banorëve të kësaj lagjeje ,shumë të vështirë”
“Po them se i kanë vonuar aq shumë sa ne po ruajmë shtëpitë me armë, nga hajdutët, se s’kanë mbyllur as kangjella, asgjë fare fare. Këtu ka pasur një kanal kullues, i gjithi është zënë, bashkia u ka dhënë një letër të gjithëve për të qenë ekzistues kanali kullues. Kanë mbi një vit e gjysmë(punimet) Pullcetat janë hapur i vënë një kapak edhe…sot vënë kapakun, nesër hedhin betonin..”
Banorët ankohen se rrugës nuk po i kushtohet rëndësi, në mënyrë që puna të ketë një mbarëvajtje më të shpejtë. Për këtë arsye ata ndihen të lënë pas dore dhe jashtë vëmendjes nga bashkia e qytetit.
“Unë nuk kam ndonjë shpresë që të bëhet. Punimet kanë rreth 1 vit-1 vit e gjysme. Hidh dhe andej hidh dhe këtej. Problemi qëndron se duhet të punojnë me ritme më të mëdha, jo puno 2 orë e ikën. Bënë një plan që do ndërtojnë murin secili e ka ndërtuar murin si do, vihet një plan zbatohet një plan Nuk ka një tabelë që ta kenë vendos projektin, nuk e dimë fare.2023-shi mos të kesh rrugë, mos të kesh ujë për të pirë, s’ka ujë.
“Jemi në harresë totalisht .Të vënë dorë ,ta bëjnë këtë vend se gjynah. U ktheva me perspektivën se ky vend do bëhët, mjerë kush ikën i fundit.”
“24 Maji” është lagje periferike në Vlorë, por një pjesë e banorëve që jetojnë aty, e lidhin të ardhmen me këtë pjesë të qytetit dhe nuk ngurrojnë madje ta cilësojnë si Vlora e Re.
LEXONI GJITHASHTU:
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 14:28 Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare
- 14:26 PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
- 14:12 Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme
- 14:06 Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë
- 13:58 BE-ja dërgon avionë dhe zjarrfikës për të luftuar zjarret në Francë dhe Spanjë
- 13:53 Të shtëna me armë pranë Space Needle në Seattle, 3 të vrarë dhe disa të plagosur! Mes tyre një 2-vjeçar