Islam Lauka: Fitore historike e Vetëvendosjes dhe dështim historik i kastës së vjetër, sidomos LDK-së
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka tha për Euronews Albania se vota për Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen ishte jo vetëm një votë ndëshkuese ndaj partive të vjetra dhe dështimeve të tyre, por edhe vlerësim për ata njerëz që i qëndruan besnikë idealeve dhe parimeve të tyre.
“Ka shumë që e justifikojnë humbjen e partive të vjetra me ndëshkim popullor. Po u ndëshkuan për dështimet dhe luftën e pistë kundër Albin Kurtit, duke e quajtur edhe taleban edhe antiamerikan, edhe putin, edhe Erdogan. Dështimet janë edhe në dialogun me Serbinë.
Për mua s’është vetëm ndëshkim, por edhe vlerësim i atyre forcave që janë treguar besnikë ndaj vetes dhe parimeve të tyre”, tha ish-ambasadori.
Sipas z. Lauka, e djeshmja ishte një fitore historike e Vetëvendosjes dhe një dështim historik i kastës së vjetër dhe veçanërisht i LDK dhe Isa Mustafës, i cili sipas tij është përgjegjësi i vetëm për gjendjen ku ka përfunduar kjo parti.
“Nëse duhet të përmendim një emër se ku ka rënë sot LDK, ai është Isa Mustafa i cili që kur ka marrë LDK e ka çuar vetëm poshtë ka qëndruar gjithmonë në prapaskenë dhe ka bërë manovra me drejtues të tjerë të partive, Hashim Thaçin në radhë të parë dhe kanë bërë rotacion pushteti në kurriz të Kosovës”, tha ish-ambasadori.
Ish-ambasadori tha se LDK u ndëshkua edhe për faktin se nuk e vlerësoi siç duhet Vjosa Osmanin, me deklarata të vazhdueshme se largimi i saj do të kishte zero ndikimi.
Por ajo, sipas ish-ambasadorit i ka qëndruar në mënyrë të vazhdueshme angazhimit të marrë në 2019 përballë elektorat dhe i ka mbajtur të pandryshueshme qëndrimet e veta.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave