Takimi mes Kurtit dhe pronarit të kompanisë “Bayraktar”, eksperti zbulon detajet

8 Nëntor 2023 | 11:17

Eksperti i Sigurisë, Bedri Elezi, është shprehur se Kosova ka një marrëdhënie bashkëpunimi me kompaninë e dronëve “Bayraktar” dhe pritet të zhvillojë forcat e saj ushtarake.

Komentet Elezi i bëri përmes një interviste në EuroNeës Noë në EuroNews Albania, pas takimit të zhvilluar mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe pronarit të kompanisë së dronëve “Bayraktar”.

Ai tha se me rritjen e buxhetit për Forcat e Sigurisë, Kosova do të jetë në gjendje që vitin e ardhshëm të blejë deri në 10 dronë “Bayraktar” dhe do të pajisë dronët aktualë me teknologji dhe pajisje të sofistikuara.

Pjesë nga biseda në studio:

Pyetje: Për çfarë u takua pronari i dronëve “Bayraktar” me kryeministrin Kurti, po kërkon të blejë pajisje të reja apo çfarë?

Elezi: Po është e vërtetë ne kemi pasur një marrëdhënie bashkëpunimi me kompaninë që prodhon dronë “Bayraktar”, të cilët janë treguar të suksesshëm në luftën e Ukrainës. Kosova ka blerë disa dronë Bayraktar, por ata janë kryesisht që merren me survejim dhe jo direkt me çështje të armatimeve të veçanta. Kosova kërkon të forcojë edhe pak pjesën e mbrojtjes, duke blerë pajisjet që do u vendosen këtyre dronëve, port ë blejë edhe një numër të konsiderueshëm të këtyre dronëve. Buxheti i Forcave të Sigurisë është rritur dhe kemi mundësinë që të blejmë edhe 10 “Bayraktar” të tjerë.

Pyetje: Pas blerjes së këtyre dronëve, pati shumë diskutime nëse mund t’i përdorte ata, pasi duhej autorizim i KFOR. A ka tani një leje të tillë?

Elezi: Ka një marrëdhënie shumë të mirë mes NATO-s dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës. FSK, NATO dhe struktura të tjera po shohin mundësinë që Kosova të përgatitet, por çdo lëvizje do të bëhet me lejen e NATO-s.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026