Mbyllet pas 20 minutash seanca plenare, maxhoranca voton nismat mes tymit dhe kaosit
Seanca plenare e kësaj të premteje është shënuar me përplasje të forta mes opozitës dhe maxhorancës.
Kanë qenë deputetët e opozitës ata të cilët kanë tentuar në hyrje të seancës që të bllokojnë punimet e parlamentit, duke rrethuar me karrige foltoren e Kuvendit.
Pas përplasjeve verbale mes deputetëve të PD dhe PS, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla kaloi për votim të gjitha nismat e parashikuara për këtë seancë.
Mes tymit në sallë deputetët socialist votan projektligjet vetëm pas 20 minutash të nisjesh së seancës pleanare.
Tymueset në sallë u ndezën nga deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi. Tymi shkaktoi vështirësi në frymëmarjje për shumë nga ligjvënësit.
U desh ndërhyrja e Gardës për të larguar tymueset nga salla.
Ndërkohë ministri i Brendshëm Taulant Balla paralajmëroi gjatë fjalës së shkurtër në Kuvend se do veprimet e deputetëve të oipozitës që hedhin tymuese janë në shkelje të ligjit.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme