Tymuese në Parlament, Tabaku: Secili ka të drejtën e vet si e shpreh revoltën
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një deklaratë për gazetarë jashtë sallës së Parlamentit, tha se bllokimi i komisioneve hetimore nga mazhoranca është një shkelje e të drejtave të opozitës.
Tabaku solli në vëmendje progres-raportin e KE për Shqipërinë që sipas saj i jep të drejtë opozitën për shqetësimin për komisionet.
“Fokusi sot duhet të jetë që përveç diskutimeve në Parlament, duhet të jetë edhe një reflektim për projekt-raportin e BE. Ka një vit që qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë asnjë reformë. Reforma e fundit është ajo e drejtësisë në 2016. Progres raporti na dha të drejtë. E drejta kushtetuese e opozitës nuk duhet në mënyrë absolute të shkelet me këmbë”, tha Tabaku.
E pyetur lidhur me mënyrën si po reagon opozita në Parlament dhe a e mbështet ajo këtë rrugë, Tabaku u shpreh se kjo është një mënyrë për të shprehur revoltën.
“Besoj se progres-raporti na dha të drejtë që shqetësimi për komisionet hetimore është e drejtë e opozitës, secili ka të drejtën e vet si e shpreh revoltën, grupi parlamentar ka menduar kështu”, u shpreh Tabaku.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta