“Kreu i grupit parlamentar është Bardhi”, Tabaku flet për përplasjet në PD

12 Tetor 2023 | 14:57

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku në një intervistë për Euronews Albania, ka komentuar rezolutën për Kosovën dhe përplasjet në PD.

Ajo theksoi se kreu i Grupit Parlamentar të PD-së është Gazment Bardhi duke shtuar mes tjerash se tashmë duhet të fokusohemi te mangësitë që ka krijuar qeveria shqiptare ndaj Kosovës.

Teksa u ndal te PD-së ajo nënvizoi se këto kohë ka qenë shumë e vështirë këto kohë të bësh opozitë pasi debatet në opozitë po përdoren nga kundërshtari.

“Ne dështuam se nuk u mbledhëm njëzëri për të dënuar sulmin. Zihemi kush ka radhën për të folur, zihemi për pozicionet tona dhe nuk kemi bërë një akt politik në mbështetje të Kosovës. Sot nuk kishte vend që të sulmohej kundërshtari. Problemi i PD është që përpiqemi që ta shohim si skuadër futbolli, se me kë jam unë tifoze.

PD ka nevojë për mendje të kthjellta dhe për qetësi. Për ta parë të ardhmen se si fitohet më mirë dhe si mundet kundërshtari. Ka qenë shumë e vështirë këto kohë të bësh opozitë. Kundërshtari po përdor në çdo moment atë që po ndodh në PD.

Ne kemi të gjithë një kryetar grupi të PD-së që është Gazment Bardhi. Aty në parlament ne duhet të fokusohemi te beteja politike dhe të drejtojmë betejën politike. Mendoj se s’duhet të merremi me debatet e PD po të merremi me mangësitë që ka krijuar qeveria shqiptare ndaj Kosovës”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024