Progres raporti i KE, Balluku: Është përshpejtuar anëtarësimi në BE

9 Nëntor 2023 | 11:29

Zv. kryeministrja Belinda Balluku ka marrë në dorëzim raportin e KE-së për Shqipërinë.

Në një deklaratë për mediat ajo ka cituar raportin i cili thotë se vetingu ka bërë progres në mënyrë të kënaqshme.

Në politikën e jashtme dhe të sigurisë, thuhet në raport, Shqipëria ka ruajtur linjën e Bashkimit  Europian.

“Qëndrimi i Shqipërisë është një sinjal i fortë i zgjedhjes strategjike të anëtarësimit në Bashkimit Europian dhe i rolit të saj si një partner i besueshëm i Bashkimit Europian. Falë këtyre arritjeve, Shqipëria u hoq nga lista e juridiksioneve në monitorim të shtuar, ose ndryshe e njohur si lista gri në tetor të vitit 2023,” – tregoi Balluku.

Në raport thuhet gjithashtu se Shqipëria është e përgatitur për zhvillimin e një ekonomie tregu funksionale.

“Me kënaqësi të madhe konstatojmë se ky raporti është më pozitiv i hartuar ndonjëherë për vendin tonë dhe që përfaqëson në mënyrë të drejtpërdrejtë ecurinë shumë të mirë të reformave të thella që ne kemi ndërmarrë dhe rezultatet e tyre konkrete në forcimin e shtetit të së drejtës, luftës kundër krimit të organizuar dhe sundimit të ligjit.

Ky raport është një vlerësim real, i drejtë dhe krejtësisht i pavarur i asaj që Shqipëria ka arritur përmes reformave ligjore, institucionale dhe ekonomike, efektet e të cilave janë në sytë e qytetarëve tanë por që marrin një rëndësi edhe më të madhe kur certifikohen nga BE që së bashku me SHBA, janë partnerët tanë kryesorë strategjikë. Nga korriku i vitit 2022 dhe deri më tani, Shqipëria dhe Komisioni Evropian kanë zhvilluar fazën e parë përgatitore pas çeljes së negociatave, atë të shqyrtimit analitik të BE-së. Sikurse evidentohet edhe në raport, nën koordinimin e krye negociatores dhe strukturave të reja të reformuara për negociatat e BE-së, institucionet shqiptare kanë mobilizuar burime të konsiderueshme për t’u angazhuar aktivisht në procesin e shqyrtimit dhe për t’u përgatitur për hapat e ardhshme të negociatave të anëtarësimit,” – deklaroi Balluku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026