Gjermania dhuron pajisje me vlerë rreth 131 000 euro për Policinë e Shtetit

9 Nëntor 2023 | 13:05

Policia Federale Gjermane ka dhuruar pajisje bashkëkohore, me vlerë rreth 131 000 euro, për Departamentin e Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit.

Takimi për nënshkrimin e aktit të dhurimit u mirëprit në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe u zhvillua me pjesëmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku, Ambasadorit të Gjermanisë, në Shqipëri, Karlfried Bergner, oficerit ndërlidhës të Policisë Federale Gjermane, në Shqipëri, Stefan Dorbach dhe të drejtuesve të tjerë të Policisë së Shtetit.

Dhurimi i këtyre pajisjeve, një tjetër tregues i besimit dhe vlerësimit të Policisë Federale Gjermane, për profesionalizmin dhe gatishmërinë e punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët janë tashmë kolegë dhe partnerë të denjë në operacione policore të përbashkëta, me rëndësi ndërkombëtare.

Pajisjet bashkëkohore, me vlerë rreth 131 000 euro, do t’i shërbejnë kryesisht Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, por dhe Departamentit të Policisë Kriminale, që përmes fjalës së fundit të teknologjisë, të rritet forca parandaluese dhe goditëse e Policisë, ndaj trafiqeve të paligjshme, krimeve kufitare dhe lëvizjes së shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shprehu mirënjohje për mbështetjen konkrete dhe të pakursyer të Policisë gjermane, për Policinë e Shtetit, mbështetje e cila ka shënjuar fragmente të rëndësishme të zhvillimit të Policisë. Gjithashtu, siguroi Ambasadorin se pajisjet do t’iu vihen menjëherë në dispozicion, specialistëve të Policisë, në qendër dhe në qarqe, në mënyrë që të rritet efikasiteti i luftës kundër krimeve kufitare dhe cilësia e shërbimit për qytetarët në hyrje/dalje.

Ndërkaq, Ambasadori i Gjermanisë, në Shqipëri, vlerësoi Drejtorin e Përgjithshëm, për klimën tepër të favorshme dhe ftuese që ka krijuar për partnerët ndërkombëtarë. Gjithashtu, Ambasadori theksoi se ndihet i privilegjuar të punojë dhe të shkëmbejë me punonjësit e Policisë së Shtetit, duke qenë se tashmë kapacitetet burimore, ato logjistike, infrastruktura, profesionalizmi, përgatitja dhe gatishmëria e tyre janë të njëjta me ato të kolegëve në të gjithë Europën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026