E akuzoi për masakrën e Peshkëpisë, Beleri refuzon pajtimin me Bidon në gjykatë

9 Nëntor 2023 | 14:07

Në gjykatën penale është zhvilluar këtë të enjte një seancë pajtimi mes kreut të Arkivës Shqiptare Ardit Bido dhe Fredi Belerit, i cili aktualisht ndodhet në burg pasi akuzohet për veprën penale korrupsion në zgjedhje.

Beleri ka paditur Bidon për shpifje për shkak të deklaratave të këtij të fundit se Beleri ka qenë i përfshirë në masakrën e Peshkëpisë dhe se ai është pjesë e ultra nacionalistëve grekë.

Beleri ishte i pranishëm në seancë dhe nuk ka pranuar të pajtohet me zyrtarin Bido.

Më pas gjykata vendosi që procesi të vijojë në muajin janar të 2024-ës. Bido tha se ishte i gatshëm të pajtohej, por i qëndronte deklaratave dhe se ishte bazuar tek studuesit dhe shkencetarët grekë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026