“Po lidhja thasët e barutit kur ndodhi shpërthimi”, dëshmon punonjësi i Gërdecit
Në GJKKO është mbajtur këtë të enjte gjyqi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me çështjen Gërdeci.
Mes disa dëshmive, trupi gjykues ka dëgjuar edhe dëshminë e një prej punonjësve të fabrikës, Qemal Mema, i cili ka zbuluar se fillimisht çmontonte fishekët, që kishin rrezikshmëri në demontim dhe më pas ishte marrë me lidhjen e thasëve të barutit.
Ai tregoi se ditën e shpërthimit ishte duke lidhur thasët e barutit dhe ndodhej shumë afër vatrës së shpërthimit.
Mema theksoi se nga shpërthimi ishte dëmtuar në kokë dhe në dorë dhe ishte shtruar 10 ditë në spitalin ushtarak.
“Më punësoi Dritan Minxolli. Çmontoja fishekët, kishte rrezikshmëri në demontim. Fishekët futeshin në makineri, ku ndahej baruti nga fishekët. E ndërpreva punën se u dëmtova të këmba. Kur rifillova punë, merresha me lidhjen e thasëve të barutit. Punonim me mjete primitive.
Ditën e shpërthimit, po merresha me lidhjen e thasëve të barutit. Kur mbrapa dëgjova një shpërthim. Jam dëmtuar në kokë, në dorë, u shtrova 10 ditë në spitalin ushtarak. Isha 3 deri në 7 metra larg nga vatra e shpërthimit, në dysheme kishte shumë barut në formën e një rreth-rrotullimi. Nuk jam trajnuar dhe nuk kam pasur rregullore. Nuk kam firmosur kontratë dhe më thane se jam i siguruar, por leket i merrja ne dorë. Vangjeli merrej me ne. Ditën e ngjarjes na thanë që të mos leviznim për të ngrënë bukë, pa spostuar barutin nga toka.
Në seancën e sotme dëshmoi edhe inxhinieri Ismet Devolli.
“Kam punuar në ministrinë e mbrojtjes në periudhën 1966-67. Na thërret sekretari i përgjithshëm në zyrë dhe na tha nxirrni koston e fishekëve i thashë qe kostot nuk i nxjerrim dot ne. Në grup kisha një inxhinier dhe 2 oficerë dhe nuk kisha eksperiencë për demontimin e municioneve. 4 anëtarë kemi qenë në grup, por Kol Lekgjonaj nuk ishte në komision për çmimet e municioneve. Materiali që kam përgatitur nuk përllogarit kostot e demontimit. Ministria e Mbrojtjes përgatiti një strategji për demontimin dhe u ndërtua bordi i demontimit. Ne nuk ishim në gjendje të përcaktonim kostot e shpenzimeve”, tregoi ai..
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë