Vendimi i Strasburgut për Gërdecin, flet avokati i familjarëve
Avokati Dorian Matlia foli në lidhje me çështjen e Gërdecit ku u shpreh se ish-ministri Fatmir Mediu, ishte në dijeni për grumbullimin e tonelatave të armëve, që në çdo rrethanë mund të shpërthenin.
Në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se Mediu ishte i qartë për rrezikun që kanosej në fabrikë.
“Pala mbrojtëse vazhdimisht tenton të hedhë idenë që është e nevojshme të sqarojë se pse ishte e nevojshme të demontoheshin armët asokohe. Ata fokusohen shumë te mënyra se si lindi zjarri, ndërsa Mediu sërish nuk akuzohet për zjarrvënie. Akuza është përqendruar te fakti se janë krijuar rrethana të tilla që të grumbulloheshin tonelata të tëra që në çdo rrethanë të pazakontë mund të ndodhte ajo që ndodhi. Mediu ishte i qartë për rrezikun që kanosej në fabrikë, dhe përsëri nuk mori masa, por mori masa negative, duke e larguar ushtrinë prej aty dhe operacioni degradoi në atë pikë duke sjellë tragjedinë”-tha ai.
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka dalë me vendim për padinë e familjarëve të Gërdecit. Teksa kjo çështje ndodhet në Gjykatën e Posaçme me kërkesë të SPAK, Strasburgu thotë se ndër vite ka pasur shkelje.
Gjykata konstatoi se kërkuesve iu ishte hequr mundësia për të marrë pjesë në mënyrë efektive në gjykimin penal. Për më tepër, procedimi penal ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes për shpërdorim detyre është ende në pritje, duke lënë kështu kërkuesit pa një përfundim përfundimtar për përgjegjësinë e tij edhe më shumë se 14 vjet pas shpërthimit.
Sipas vendimit të Strasburgut, familjarët e viktimave do duhej të ishin bërë pjesë e procesit që prej fillimit, ndërsa hetimi për ish-ministrin Fatmir Mediu është zvarritur.
Në vendim thuhet se shteti i paditur duhet të dëmshpërblejë kërkuesit brenda tre muajve nga data në të cilën vendimi merr formë të prerë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta