“Aksioni opozitar, halli i Berishës”, Mentor Kikia: Krizë që nuk zgjidhet tani

9 Nëntor 2023 | 14:40

Gazetari Mentor Kikia komentoi në një intervistë për Euronews Albania deklaratën e Blendi Çuçit pas tensioneve në Kuvend, i cili tha se mazhoranca ishte e hapur për dialog vetëm për hallet e shqiptarëve dhe jo për pazare.

Sipas gazetarit, kjo situatë, referuar dhe deklaratave nga mazhoranca, tregon se tensionet në seancat parlamentare do të vijojnë.

“Padyshim që çdo seancë po shndërrohet thjesht në një deja vu. Jemi duke parë të njëjtat skena, të njëjtët aktorë, të njëjtat mënyra se si po përpiqet opozita të plotësojë kërkesat e saj dhe për herë të parë kemi një reagim të mazhorancës, pavarësisht se si, kjo është një tjetër çështje. Deri më parë, mazhoranca kishte zgjedhur thjesht ta neglizhonte situatën. Kjo është hera e parë që Partia Socialiste reagon përmes kryetarit të grupit parlamentar, por reagimi apo propozimi i zotit Çuçi nuk çon askund në një zgjidhje të kësaj situate, që pranohet ose jo, ka marrë përmasat e një krize politike, përderisa është bllokuar institucioni i ligjvënies apo po e shtrëngon atë të veprojë në kushte aspak normale duke miratuar ligje jashtë debatit, jashtë një seancë ku mund të diskutohet apo bëhen propozime, por duke bërë një proces që kalon krejtësisht formalisht.

Socialistët po përpiqen të mos e konsiderojnë një çështje që duhet zgjidhur, situatën e krijuar, por ta konsiderojnë një problem personal të Berishës. Unë mendoj që tani për tani i është mbyllur dera një mundësie për ta zgjidhur këtë krizë,” – u shpreh Kikia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024