Deputetja italiane e sqaron marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët
Deputetja e “Fratelli D’Italia, Sara Kalany në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, foli për marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët.
Ajo theksoi se marrëveshja është që çdo vit në Shqipëri të vijnë 36 mijë persona. Sipas saj nga kampi që parashikohet të ndërtohet për vitin 2024 nuk do të lejohen të dalin emigrantët.
Mes tjerash ajo nënvizoi se familjet nuk do të ndahen.
“Parashikohen 86 mijë persona për vit. Emigrantët nuk do të lejohen që të dalin nga kampi që do të ndërtohen. Në brendësi të kampit siguria do të garantohet nga autoritetet italiane. Natyrisht duke bashkëpunuar dhe me forcat e rendit shqiptare që do të ndodhen jashtë kampit. Ligji në Itali nuk parashikon që familjet të ndahen.
Nuk mund të ndahen familjet. Meloni dhe Rama në konferencë për shtyp konfirmuan se këto qendra do të jenë gati brenda pranverës 2024. Kemi këtë kohën gjatë dimrit për të ndërtuar këtë kamp gjithashtu dhe për të rregulluar protokollet që do të aplikohen për këtë marrëveshje dhe më pas për pranverën e ardhshme të jemi gati”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta