“Mos hip kurrë në ashensor me një robot” – Eksperti i IT tregon rrezikun

10 Nëntor 2023 | 08:34

Një punonjës është shtypur për vdekje nga një robot në Korenë e Jugut pasi nuk arriti ta dallonte atë nga kutitë e ushqimit që po trajtonte.

Incidenti ndodhi kur punonjësi i një kompanie robotike që kishte krijuar vetë robotin në fjalë, po inspektonte robotin për punën që duhet të bënte si zakonisht.

Tomi Kallanxhi, ekspert IT tregoi në emisionin GoodMoring Albanians në Euronews Albania çfarë rrezikojmë nëse hipim në ashensor me një robot.

“Në Tokio është një hotel që menaxhohet nga robotët. Aty është një tabelë ku shkruhet se asnjëherë nuk duhet të hipësh në një ashensor me robotin, se mund të ketë një “crash” sistemi dhe roboti mund të bëjë një goditje me levën dhe mund të godasë një person. Është mungesë përgjegjësie në zbatimin e kushteve të punës, në rastin konkret personi që ka humbur jetën në Korenë e Jugut nuk ishte të jesh në një vend me robotin kur ai kryen një proces”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024