Eksperti: I gjithë stafi i hotelit në Tokyo me robotë, shtronin dhe çarçafët

10 Nëntor 2023 | 08:37

Tomi Kallanxhi, ekspert IT tregoi në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania se tashmë pjesa më e vështirë me robotët nuk është pastrimi, sepse atë e kryejnë lehtësisht, por shtrimi i çarçafëve.

Siç tregoi Kallanxhi ka hotele në Japoni, ku shërbimi bëhet vetëm nga robotë.

“Nuk është pastrimi, është shtrimi i çarçafëve, ajo është pjesa më e vështirë. Në Tokyo është një hotel që shërbehet i gjithi nga robotët. Ti telefonon dhe thua më duhet një sapun, roboti i bie derës, hipën në ashensor, zgjedh katin, të vjen te dera, i bie dhe derës,” – u shpreh  Kallanxhi.

Kujtojmë se një punonjës është shtypur për vdekje nga një robot në Korenë e Jugut pasi nuk arriti ta dallonte atë nga kutitë e ushqimit që po trajtonte.

Incidenti ndodhi kur punonjësi i një kompanie robotike që kishte krijuar vetë robotin në fjalë, po inspektonte robotin për punën që duhet të bënte si zakonisht.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024