Media serbe: Spanja mund të njohë Kosovën, në qeveri parti katalonase.
Në opinionin spanjoll është nxitur një debat i madh pasi Partia Socialiste Spajolle e Pedro Sanchez ka arritur marrëveshje me partinë katalonase “Hunts” për përkrahjen e qeverisë së re. Kjo pasi Spanja s’e njeh pavarësinë e Katalonjës. Siç shkruan Nova.rs, ky zhvillim në Spanjë shtron edhe çështjen e raporteve diplomatike në mes të Spanjës dhe Serbisë, duke marrë parasysh se Katalonja është pengesa e vetme që Spanja vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Në zgjedhjet parlamentare në Spanjë, Partia Popullore mori shumicën e votave, duke siguruar 137 nga 350 mandate, por edhe me mbështetjen e partisë së ekstremit të djathtë Vox, nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë.
Partia Socialiste e Pedro Sanchezit ka fituar 121 mandate dhe me mbështetjen e partive katalane do të jetë në gjendje të krijojë një koalicion qeverisës, sipas Reuters.
Sanchez më parë arriti një marrëveshje për një koalicion me partinë e ekstremit të majtë “Sumar”, por ai ka pasur nevojë për mbështetjen e disa partive më të vogla për një shumicë. Negociatori i socialistëve spanjollë, Santos Cerdan, ka deklaruar se marrëveshja me partinë katalonase Hunts është historike.
Cerdan ka potencuar është e nevojshme të formohet një qeveri progresive “sa më shpejt” sepse ishte mandati i zgjedhjeve në të cilat “populli spanjoll i tha jo qeverisë PP dhe Vox, jo regresit dhe tensionit”
Ky plan i Sanchez për bashkëpunim me partinë katalonase ka nxitur edhe protesta në Madrid. Tridhjetë e nëntë persona, përfshirë 30 oficerë policie, u plagosën në fillim të kësaj jave jashtë selisë së Partisë Socialiste në pushtet të Spanjës në Madrid mes demonstratave të zemëruara kundër planeve të partisë për t’u ofruar një marrëveshje katalonasve.
LEXONI GJITHASHTU:
Arrestohen në Zubin Potok dy serbë të dyshuar për krime lufte kundër civilëve shqiptarë
Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës
Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030
- 10:59 Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
- 10:48 Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta
- 10:24 Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari
- 10:21 Aksident me tre automjete pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, bllokohet qarkullimi në hyrje të Elbasanit (VIDEO)
- 10:16 104 vjet miqësi SHBA-Shqipëri, Ambasada Amerikane në Tiranë: Një lidhje që historia nuk mundi ta prishte
- 10:11 Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, Sekretariati i Etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga Kuvendi