Hetimet e SPAK për zyrtarët e lartë, Tabaku: S’e kemi betejën me drejtësinë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha në një intervistë për Euronews Albania se ka qenë PD-ja ajo që miratoi ngritjen e strukturës së SPAK-ut dhe nuk e kanë ata luftën me këtë institucion.
Sipas Tabakut, beteja e tyre është me Edi Ramën, socialistët dhe mazhorancën, ndërsa Prokuroria e Posaçme duhet të ketë gjithë hapësirën e nevojshme për të bërë punën e vet.
“SPAK-u nuk po punon i qetë, ka pasur sulme politike, por unë di të të them që kur u bë beteja për drejtuesin e SPAK-ut ka pasur një presion të jashtëzakonshëm politik dhe qeveria nuk ka qenë e kënaqur me zgjedhjen e zotit Dumani dhe për mua ky është një tregues që e kanë të vështirë ta influencojnë atë. Unë di të them që Partia Socialiste në kohë e ka sulmuar SPAK-un për një arkë peshku të një zv. ministreje, e ka sulmuar sepse nuk i pëlqenin hetimet në radhët e tyre. E kam vënë re që SPAK-un, prokurorët, gjyqtarët i ka kërcënuar dhe krimi dhe drejtuesi i SPAK-ut, kur unë e pyeta si ndihen nën kërcënimin e krimit, ai tha se i inkurajojnë për të vazhduar në punën e tyre përpara, kështu që besoj se duhet ta lëmë të qetë. Nuk e kemi betejën me SPAK-un, nuk e kemi betejën me drejtësinë,” – u shpreh Tabaku.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet