Macron letër Vuçiç, dialogu Beograd-Prishtinë një nga temat
Një moment shumë interesant është edhe një letër që presidenti i Francës Emanuel Macron, së fundmi i ka dërguar homologut të tij serb. Letra është çuar me rastin e festës kombëtare të Republikës së Serbisë dhe është pasqyruar nga mediat serbe. Macron e ka hapur letrën pikërisht duke e uruar Aleksandër Vuçiç për ditën kombëtare të Republikës serbe, si dhe riafirmon vullnetin e përbashkët për të thelluar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe.
Por në këtë letër nuk ka ngelur pa u përmendur edhe marrëdhënia me Republikën e Kosovës ku presidenti francez ka nënvuar se ‘mbetet i vendosur të mbështesë përpjekjet në lidhje me dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.
Nga ana tjetër, Albin Kurti kreu i LVV në Kosovë, pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit ka pasqyruar tek mediat se çfarë mendon lidhur me raportin Kosovë-Serbi.
“Barazia nuk mund të jetë rezultati përfundimtar i dialogut me Serbinë, duhet të jetë pika fillestare. Ne duhet të diskutojmë me Serbinë sinqerisht, hapur, seriozisht, ndërsa qytetarët duhet të jenë përfituesit përfundimtarë.”- është shprehur nga ana tjetër Albin Kurti, kreu i LVV.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë
- 13:36 Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë