Spahiu parashikon: Në Shqipëri brenda 10 vitesh do jetojnë 500.000 të huaj
Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në një intervistë në Euronews Albania ku ka folur rreth marrëveshjes së nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë për menaxhimin e emigrantëve.
Ai tha se kampi i Shëngjinit nuk ka për t’u ndërtuar për shkak të politikave të BE-së , por edhe nëse ndërtohet, kjo marrëveshje sipas juristit Spahiu, nuk është një arsye për t’u shqetësuar, pasi ata do monitorohen dhe do izolohen.
Ai tha gjithashtu se pas 10 vitesh në Shqipëri do jetojnë 500.000 të huaj dhe kjo do ndodh pasi është kërkesë e tregut, ndaj ardhja e emigrantëve sipas juristit nuk duhet parë “me sy negativ”.
“Shqipëria ka nevojë të rrisë konkurrencën dhe konkurrenca rritet me një treg të lirë global. Unë vë bast publik se pas 10 vitesh minimumi Shqipëria do ketë 500.000 të huaj që do të punojnë dhe ky është problem tjetër. Marrëveshja me Italinë është për të sjellë 3000 persona të cilët do të kthehen mbrapsht, ata nuk do lejohen me ligj që të dalin nga kampi”,-tha juristi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni