Spahiu: Ne harruam që Italia i bëri stadiumet kampe për refugjatët shqiptar
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se ka bindjen që marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë nuk do të zbatohet, pasi nuk ka për ta lejuar konventa ndërkombëtare e të drejtave të njeriut.
Ai tha se edhe nëse ajo zbatohet, emigrantët që do të vijnë në Shqipëri, nuk do kenë të drejtë të lëvizin jashtë kampit dhe nuk kanë për të pasur leje qëndrimi, ndërsa kostot për ta do i paguajë Italia.
Juristi tha se shqiptarët nuk mund të pretendojnë që bota të na hapi dyert, ndërsa ne t’ia mbyllim dyert botës, pasi Italia i hapi dyert dhe i ktheu stadiumet në kampe për shqiptarët.
“Po mirë në këmbim të hapjes, mbështetjes, ça i japim ne Italisë dhe BE-së? A ka një lloj reciprociteti në gjithë këtë histori? Çfarë detyrimi na ka Italia që na hapi dyert dhe na ka pritur. A e mbajnë mend shqiptarët kur stadiumet e Barit apo të Leçes janë bërë kampe? Italianët nuk kanë nevojë të vijnë këtu, ata kanë nevojë që ne të mbajmë disa qytetarë të tjerë, ku është ndryshimi”,-tha juristi Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 20:11 Presidenti Bajram Begaj reagon për protestat: Qytetarët kanë të drejtë të shprehin shqetësimet e tyre
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve