Spahiu: SPAK po heton Metën mbi disa letër porosi nga prokuroria çeke

8 Nëntor 2023 | 22:14

Juristi Kreshnik Spahiu tha në “Now me Erla Mëhilli”, se në lidhje me çështjen e CEZ-DIA, për të cilën u pyet sot në SPAK kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë ardhur dy letër-porosi nga Çekia.

Ai tha se prokuroria çeke mund të ketë dërguar prova të reja për këtë rast ndaj edhe prokuroria speciale është vënë sërish në lëvizje për këtë çështje.

“Në dijeninë  time kanë ardhur dy letër-porosi nga Çekia. Letër-porosia detyrimisht i dërgohet organit hetimor të vendit përkatës. Prokuroria çeke mund të ketë dërguar prova të reja në lidhje me këtë çështje të cilat e kanë detyruar prokurorinë speciale që të vërë sërish në lëvizje këtë çështje.

I pyetur nëse mund të ngrihet një akuzë nga këto letër-porosi, juristi tha se kjo është në varësi të provave që mund të ketë dërguar gjykata.

“Ajo varet nga provat që mund të kenë dërguar nga Çekia. Provat i vlerëson gjykata. Këtë e kam thënë edhe për çështjen e  Berishës, kur flitet ka apo nuk ka prova. Sot për sot s’ka prova, por prokuroria mjafton të ketë disa dyshime të arsyeshme për të ngritur hetimet”,-tha Kreshnik Spahiu.

Kujtojmë se dosja CEZ-DIA për të cilën është thirrur në SPAK, Ilir Meta është një nga më të vjetra në Prokurorinë e Posaçme dhe e udhëheq vetë kreu i SPAK Altin Dumani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026