“Pse në bregdet?”- Marrëveshja për emigrantët, Prifti: Nuk i kemi borxh Italisë
Pedagogu Rezart Prifti është shprehur se shqiptarët nuk i kanë asnjë borxh Italisë dhe se vazhdimisht e kanë ndihmuar me fuqi punëtore.
Komentet Prifti i bëri gjatë një interviste në “EuroNews Now” në EuroNews Albania, ku komentoi deklaratat e Ramës për një “borxh” ndaj Italisë, pas marrëveshjes për emigrantët.
Prifti ngriti pyetjen se përse emigrantët afrikanë të ardhur nga Italia duhet të vendosen në bregdet dhe shtoi se minimalisht duhej pyetur komuniteti në Lezhë para këtij vendimi.
“Nëse jemi te pika që fshati digjet dhe mbreti krihet, sepse të zgjidhësh hallet e Italisë dhe të komunitetit afrikan, do të thotë që ti këtu i ke vënë të gjitha në vijë. I bie që ti ta kesh kohën kaq të lirë, sa të rrish për qejf. Në aspektin demokratik, unë s’them të marrësh leje, sepse ti je votuar për atë punë. Do t’i marrë leje Parlamentit që e kontrollon vetë? Do i marrë leje presidentit që është lolo?
Në çdo zgjedhje t’i thua do bën 1,2,3,4,5 gjëra dhe del edhe kjo marrëveshja e emigrantëve, të cilën ti nuk e ke premtuar, bën një referendum dhe pyet qytetarët. Por në momentin që ky nuk ka premtuar gjë në fushatë, ka 2 palë zgjedhje që del pa premtime.
Ia jep votën ti në fillim fare, por pas një viti, dy vitesh do e ndiesh tis a thellë e ke ngrënë. Nuk i kemi asnjë borxh Italisë ne. Shqiptarët nuk i kanë borxh asnjërit. Kur emigruam ne në 91’? Nder u bëmë. Europa ishte në krizë për punëtorë atëherë. S’kishte njerëz të vilnin rrushin, të lanin haletë, kështu e nisën të gjithë. Se na bëri në fillim Italia neve gogol edhe tani na do shumë…
Pyetje e parë është pse vetëm burra dhe e dyta është pse duhet t’u japim toka në bregdet? Pse jo në Dibër, në Ersekë? Pse nuk i çon në Palasë? Me kërë rast i duhen edhe Zamirin disa punëtorë. 36 mijë emigrantë në Lezhë i bie që të sjellësh Lezhën pranë. I bie që Lezha të bëhet e errët”, tha Prifti.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur