“Dwamena nuk duhet të luante futboll”-kardiologu flet për sëmundjen e tij
Kadriologu Indrit Temali ishte këtë të hënë i ftuar në “Good Morning Albanians”, ku foli për rastin tronditës të humbjes së jetës së futbollistit të Egnatias, Dwamena, i cili humbi jetën të shtunën ndërsa ishte duke luajtur kundër Partizanit.
Kardiologu foli për sëmundjen e këtij futbollisti dhe arsyet se përse ai nuk duhet të luante futboll. Ai tha se Dwamena ishte i diagnostifikuar me kardiomiopatinë hipertrofike, e duke qenë se futbolli është një sport i vështirësisë së lart, ai nuk duhet të luante.
“Mendoj se diagnosa e tij kardiomiopatinë hipertrofike, është një diagnozë serioze. Futbolli klasifikohet si sport me aktivitet të lartë, ndaj ai nuk duhet të lejohej që të luante. Kjo diagnozë ka këtë rrezikun e vdekjes së papritur, rrezikun e aritmive që çojnë në arrest kardiak.
Në këtë sëmundje, muret e zemrës janë shumë të trasha, është sëmundje e lindur dhe gjenetike, kuptohet kur ti bën një vizitë rutinë te doktori për një x arsye, shiriti i zemrës nuk të del normal, ndërsa diagnozën e vendos kur bën eko”,-tha kardiologu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta