“Më duaj, por jo vonë”-Mimoza Ahmeti i bën thirrje lexuesve me librin e ri
Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte këtë të hënë në “Good Morning Albanians”, për të prezantuar librin e ri në bashkautorësi me Mimoza Kuchly. Bëhet fjalë për një vëllim me tregime i cili është botuar nën titullin “Më duaj, por jo vonë”.
Mimoza Ahmeti zbuloi për emisionin se përse ky vëllim me tregime nga dy autore, mban pikërisht atë titull. Ahmeti tha se titulli i librit është në fakt titulli i vëllimit me tregime të Mimoza Kuchly dhe vendosën ta botojnë librin me atë titull, pasi të dyjave iu duk më i përshtatshëm për të krijuar kontaktin e parë me lexuesin.
“Në fakt ky libër përbëhet nga dy kompozime, nga dy autore që ka secila vëllimin e saj me tregime. Unë e titullova vëllimin tim me tregime “Armata e vjetër” ndërsa ajo e titulloi “Më duaj, por jo vonë”, sepse shpesh siç e shpjegon ajo njerëzit kthehen te dashuria që i pret, por kthehen vonë. Për mua dashuria s’ka kohë, le të vijë edhe vonë. Më pëlqeu titulli i saj, se mu duk më i përshtatshëm për kontaktin e parë me lexuesin”,-tha Mimoza Ahmeti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta