Mimoza Ahmeti flet për partnerin: Më trokiti në derë, nuk e dija sëmundjen e tij
Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte këtë të hënë në “Good Morning Albanians” ku foli për librin e saj të ri me tregime në bashkëpunim me Mimoza Kuchly, “Më duaj, por jo vonë”.
E pyetur nëse ky titull vjen edhe në jetën e saj personale, Mimoza Ahmeti tha se në fakt titulli, është vendosur nga autorja tjetër dhe e kanë zgjedhur për shkak se u duk më i përshtatshëm për të krijuar kontaktin e parë me lexuesin, megjithatë ajo ndau edhe disa detaje nga jeta e saj personale.
Ajo tha se jeton me një partner polak, i cili është invalid. Shkrimtarja u shpreh se në fillim nuk e ka ditur për sëmundjen e tij, pasi ai ka arritur ta fshehë mirë, pasi siç shprehet ajo, e ka të vështirë edhe vetë ta pranojë faktin që është i sëmurë.
“Unë nuk e dija që ai ishte invalid. Ai ishte që në fillim, unë nuk e dija, se ai me mbijetesë e mbulonte. Ai erdhi vetë në shtëpi. Kishte lexuar gjërat e mia dhe kishte menduar se vetëm me këtë grua…Ai është shumë krenar për të pranuar se është i dashuruar. Unë pranova të bashkëjetojë me të, lodhem shumë, vuaj shumë, sëmundja e tij është shumë e keqe. Besoj se nuk ma tha në fillim sëmundjen, se ai nuk donte ta pranonte. Madje ai akoma nuk do ta pranojë”,-tha Mimoza Ahmeti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve