“Rekord turistik në 2024”, media italiane: Gushti që vjen në Shqipëri, i rezervuar

13 Nëntor 2023 | 16:13

Shqipëria është në rrugën e duhur për të rrëmbyer kurorën e Mbretëreshës së Turizmit për vitin 2024.

Media italiane “La Gazzetta del Mezzogiorno” në një artikull të dedikuar, rrëfen suksesin e turizmit shqiptar I cili shënoi shifra rekord verën që lamë pas.

Sipas Unionit Shqiptar të Turizmit, operatorët raportuan një rritje prej 35% të kontratave të garantuara për turizmin e organizuar për vitin e ardhshëm. Së bashku me to janë rritur edhe kontratat e garancisë nga 15 në 25%.

Në destinacionet bregdetare si Saranda dhe Vlora disa njësi akomoduese janë tashmë plotësisht të rezervuara për gushtin.

Aksesueshmëria e lehtë që tashmë është mundësuar në Shqipëri nga shtimi i linjave ajrore ka ndikuar në rritjen e interesit për vizitorët e huaj për vendin tone, shprehen operatorët.

Sipas Unionit të Operatorëve Turistikë, italianët ishin grupi i dytë më u madh në tetë muajt e parë të këtij viti, me 660 mijë vizitor nga 9 milionë shtetas të huaj në total.

Ndërkohë këtë pranverë, Tirana do të presë 40 ministrat evropianë të Turizmit, për takimin e 70-të të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026