FMN: Rritja ekonomike 3.5%, turizmi garantoi zhvillimin
Në përfundim të misionit dy javor të Fondit Monetar Ndërkombëtar, kreu i misionit deklaroi se ekonomia shqiptare po përparon, por duhen më shumë përpjekje për të ruajtur rritjen e qëndrueshme dhe për të luftuar inflacionin.
“Në presim që rritja ekonomike këtë vit të jetë 3.5%, por duhet një menaxhim më i mirë i investimeve publike, duke kërkuar orientim të fondeve në projekte me produktive. Duhet punuar më tej për të ulur rrezikun fiskal të kontratave koncensionare dhe ndërmarrjeve shtetërore,” – u shpreh Anke Weber, shefe e misionit të FMN-së për Shqipërinë.
Një strategji efektive e të ardhurave afatmesme gjithashtu ishte në fokus të rekomandimeve nga Weber, e cila deklaroi se duhet një konsolidim i besueshëm fiskal në agjendën e reformës tatimore.
FMN gjithashtu mbështet ligjin e miratuar mbi tatimin e të ardhurave.
Por ecuria e inflacionit ende nuk është e sigurt. Banka e Shqipërisë duhet të nxisë përpjekjet për rritjen e përdorimit të monedhës vendase në transaksione, tha shefja e misionit të FMN-së.
Gjatë gjysmës së parë të vitit, performanca ekonomike shënoi rritje me 3%, ku nga tre-mujori i parë tek i dyti, konsumi dhe investimet u rritën përkatësisht 4.2% dhe 9.2%.
Sektorët predominues të performancës ekonomike kanë qenë turizmi dhe ndërtimi, mbështetur nga rritja e kërkesës së brendshme.
Normat e punësimit gjithashtu vijojnë të përforcohen, duke u rritur me 2,7% krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që shkalla e papunësisë ka zbritur në 10.7%, një nga shifrat më të ulëta historike.
Gjithashtu Shqipëria këtë vit për herë të parë del nga lista gri e shteteve me nivel të lartë të pastrimit të parasë nga FATF, Task Forca për Veprimin Financiar.
LEXONI GJITHASHTU:
35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
- 20:06 Krimea përballet me krizë karburanti dhe energjie, autoritetet ruse pranojnë përkeqësimin e situates
- 20:02 Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë
- 19:42 Polonia përgatit ligjin për “gjendjen para luftës”
- 19:34 Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit
- 19:25 Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)
- 19:18 Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim