Fermeri nga Berati: Vajin e ullirit e eksportojmë jashtë, po shitet me logo italiane

14 Nëntor 2023 | 09:04

Fermeri nga Berati, tha këtë të martë në “Good Morning Albanians”, se ai është i apasionuar pas mbjelljes së ullinjve dhe se kujdeset shumë për ta.

Ky kujdes ka bërë që prodhimi i tij të jetë shumë i kënaqshëm, vetëm për këtë vit ai kishte nxjerrë nga ullinjtë 140 kuintal vaj ulliri. Ai tha se vajin e ullirit e eksporton për në Itali, ku shitet si vaj ulliri i prodhuar në Itali.

“Që nga viti që shkoi vajin e ullirit e kanë marrë fabrikat për ta eksportuar në Itali. Nga zona këtu vitin e kaluar ka shkuar në Itali rreth 500 ton vaj. Ne nuk e dimë se sa e shesin ata, ne fillimisht e kemi shitur shumë lirë. Nga 300 lekë kilogrami, në 700 lek ka vajtur tani.

Vaji jonë shkon pa emër në Itali. Ai shitet me logo italiane. ne nuk kemi patentë për vajin pavarësisht se shitet shtrenjtë”,-tha fermeri nga Berati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024