“Obeziteti ndikon diabetin”- Mjeku: Një në pesë persona është mbipeshë
Mjeku Endokrinolog Dashamir Gjergji është shprehur se në Shqipëri një në pesë persona është mbipeshë.
Komentet Gjergji i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në EuroNews, ku tha se obeziteti ndikon te shfaqja e diabetit.
Ai tha se mënyra më e mirë për të shmangur mbipeshën dhe vetë diabetin, është edukimi shëndetësor.
“Dhjami është energji, yndyrna të tepërta. Një popullatë mbipeshë obeze, sjell risqe si diabeti dhe të tjera. Patjetër që jemi shoqëri obeze, në 5 persona ke një të tillë. Në rastin konkret, dieta është e para, ushqimi, mënyra e të ushqyerit.
Ushqimet e gatshme, ushqimet pa fibra, organizmi nuk e ka luskin për t’i tretur këto ushqime mirë. Nëse diabetiku nuk edukohet mirë, sado që të punosh dhe të shpenzosh me të… Pra nuk është vetëm para, është edukacion.
Sot që flasim ne, janë praktikisht aparatët që masin nivelin e sheqerit në gjak, por sot mund të vendosim aparaturën në krahë dhe e mat në çdo moment. Shenjat e diabetit vijnë pak me vonesë, zakonisht pas 3-4 vitesh që e kanë ktë sëmundje. Kanë etje dhe urinojnë shpesh, si dhe kanë pafuqi”, është shprehur mjeku.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin